Talat Xhaferi nënshkroi aktvendimin,më 4 Gusht seanca e parë konstituive e Kuvendit të RVM-së

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi e nënshkroi Aktvendimin për caktimin e Seancës së parë Konstitutive të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Marketing

Seanca Konstitutive do të mbahet më 04.08.2020 (e martë), me fillim në ora 12.

Duke e konsideruar gjendjen e re të krijuar me pandeminë Kovid-19 dhe në pajtim me rekomandimet e Komisionit të Sëmundjeve Ngjitëse, Seanca Konstitutive do të zhvillohet sipas protokolleve dhe kritereve që janë përcaktuar në koordinim paraprak me kryetarin e Komisionit të Sëmundjeve Ngjitëse d-r Zharko Karaxhovski, me një qëllim të vetëm që të zvogëlohet rreziku nga përhapja eventuale e infektimit nga virusi korona.

Deputetëve, mysafirëve dhe përfaqësuesve të mediumeve gjatë hyrjes në ndërtesën e Kuvendit do u matet temperatura e trupit, me ç’rast do u mundësohet të hyjnë në ndërtesë. Në të gjitha hyrjet do të sigurohen mjete për dezinfektim.

Pasi bëhet fjalë për rrethana të jashtëzakonshme dhe mbajtja e distancës së detyrueshme fizike është e domosdoshme ndërmjet deputetëve, Seanca Konstitutive do të mbahet në Sallën e Madhe të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, respektivisht në sallën e njohur në opinion si Kupola e madhe. Deputetët do të jenë në distancë përkatëse dhe do u sigurohet pajisje mbrojtëse.

Votimi gjatë seancës do të realizohet në mënyrë manuale (me kartonë), ndërsa transmetim të drejtpërdrejtë prej seancës do të ketë në Kanalin e Kuvendit të Servisit Nacional të Radiodifuzionit,

Transmetimin e seancës konstitutive mysafirët do e përcjellin nga Salla plenare “Maqedonia”, ku do të sigurohet distanca e domosdoshme fizike.

Gjatë ditës, në të gjitha hapësirat ku ka aktivitete, pas përfundimit të tyre, do të bëhet dezinfektimi.

Në pajtim me rekomandimet e Komisionit të Sëmundjeve Ngjitëse, edhe për përfaqësuesit e mediumeve do të vlejnë protokolle të caktuara për përcjelljen e seancës konstitutive, me qëllim që të zvogëlohet rreziku nga përhapja e koronavirusit.

Për të evituar grupim më të madh, seancën konstitutive do të mund të ndjekin më së shumti nga dy përfaqësues nga çdo medium. Mediumet përfaqësuesit e të cilëve do e ndjekin Seancën Konstitutive, duhet të paralajmërojnë prezencën e tyre në Seksionin e Marrëdhënieve me Publikun të Kuvendit, në e-mail adresën në vijim: [email protected] (Emri dhe mbiemri, adresa e banimit dhe e-mail adresa) deri më 31.07.2020 (e premte). Paralajmërojmë se në pajtim me rekomandimet e Komisionit të Sëmundjeve Ngjitëse, kapaciteti i hapësirës lejon më së shumti 50 përfaqësues të mediumeve). Transmetimin e seancës do të mund të përcjellin në sallat 3 dhe 4 në Pres Qendrën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Për arsye se prezenca në Sallën e Madhe ku do të mbahet Seanca Konstitutive do të jetë e kufizuar, inserte dhe fotografi do të mund të bëjnë vetëm një kamerë nga Servisi Nacional i Radiodifuzionit dhe fotografë zyrtarë të angazhuar nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

  • Insertet për të gjitha mediumet do të jenë në dispozicion në serverin FTP të Servisit Nacional të Radiodifuzionit:
  • ftp://185.83.252.123//Sobranie%20na%20RSM%20Konstitutivna%20sednica%202020 (user: ftpUser; pass: ftpPass).
  • Fotografitë për të gjitha mediumet do të jenë në dispozicion në linkun oficial flickr të Kuvendit: https://www.flickr.com/photos/sobraniersm/
  • Seancat e trupave punues mediumet do të mund ti ndjekin përmes transmetimit të drejtpërdrejtë në ueb faqen e Kuvendit në linkun:
  • https://www.sobranie.mk/prenos-od-sednica.nspx (linku hapet përmes Internet Explorer).
  • Pas përfundimit të seancës, deklarata do të mund të jepen në Sallën e Kristaltë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku për këtë qëllim do të sigurohen kushte përkatëse teknike dhe distancë fizike përkatëse.

Në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Sëmundjeve Ngjitëse, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk do të punojnë Klubi i Deputetëve, restoranti dhe bufeja që gjendet në Pres Qendër.

Me qëllim të sigurimit të mbrojtjes më të madhe shëndetësore, a duke e marrë parasysh se bëhet fjalë për eveniment të madh, i cili do të zhvillohet në hapësirë të mbyllur, të gjithë të pranishmëve në ndërtesë u rekomandohet të kufizojnë lëvizjen nëpër ndërtesë dhe mbajtja e përhershme e maskës mbrojtëse.