Mustafi operohet, nuk luan deri në tetor

Shkodran Mustafi do të pauzojë nga futbolli aktiv deri në tetor.

Marketing

Kjo pasi lojtari shqiptar i Arsenalit, me prejardhje nga Maqedonia, iu nënshtrua një operacioni të lehtë, në muskulin e këmbës, të shtunën. Ai u lëndua gjatë gjysmëfinales së FA Cup, që topxhinjtë e fituan ndaj Manchester City.

Mustafi do të mungojë në finale e kësaj gare që Arsenal e zhvillon ndaj Chelsea të dielën. Triumfi në këtë kompeticion i mundëson londinezëve veriorë të marrin pjesë në Evropa League, sezonin e ri.

Mbrojtësi shqiptar mungoi edhe herën e fundit kur Arsenal luajti një finale të FA Cup, tre vjet më parë, po ndaj Chelsea.

“Do të mungoj për herë të dytë në finale të FA Cup. Por, lajmi i mirë është se se operacioni shkoi mirë dhe unë nuk jam një tip i personit që dorëzohet lehtë”, shkroi Mustafi në twiter, përcjellë klankosova.tv. “Pas zhgënimit unë e pranova situatën e re, dhe tashti jam i fokusuar të rikuperohem dhe të kthehen në fushë”.