Në debatin publik për zgjidhjen e problemit me deponinë në Rusino, u vendos që këtë deponi ta shfrytëzojë vetëm komuna e Gostivarit, jo edhe komunat e tjera.
“Ne jemi këtu grup i vogël i qytetarëve dhe ne si komunë, mund të organizojmë edhe një referendum bashkërisht, për të vendosur se a duhet të ekzistoj, të funksionojë Rusino apo nuk duhet. Ne do presim edhe një muaj derisa të formohet Qeveria e re dhe do votojmë të vendosim si gostivaras a duhet të funksionojë Rusinoja apo s`duhet”- deklaroi Arben Taravari. Kryetar i komunës së Gostivarit.
OJQ-të të cilat morën pjesë në këtë debat shprehen të prera se deponia Rusino duhet të dislokohet. Ata kërkojnë hetim për atë se kush dhe përse ndezë mbeturinat në këtë deponi.
“Pikat tona janë shumë të qarta. Të ndërpritet djegia e mbeturinave në Rusino ku ruhet mbetjet se nuk është deponi ajo dhe e dyta është mbyllja e deponisë Rusino. Ne nuk bëjmë dot kompromis me shëndetin, pra kompromis me shëndetin nuk bëhet. Kërkesat janë decide, ne iu rimë pas atyre pikave”- deklaroi Bujar Kreci këshilli nismëtar STOP Rusinos.
Edhe pse në debatin publik morën pjesë edhe përfaqësues të Ministrisë së ekologjisë dhe regjionit planor të Pollogut, megjithatë nga ana e tyre nuk pati asnjë koment për mediat mbi kërkesat e këshillit nismëtar Stop Rusinos.