Ndërron jetë 40-vjeçari pas konfliktit mes tre të dehurve në Elbasan

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Elbasanin në orët e para të mëngjesit.

Marketing

Në lagjen “Luigj Gurakuqi”, në gjendje të dehur janë konfliktuar duke u dëmtuar me njëri-tjetrin me shishe dhe sende të forta tre shtetas.

Policia njoftoi se në konflikt janë përfshinë shtetasit me iniciale A.H 42 vjeç; S.S 34 vjeç dhe F.L 40 vjeç. Bëhet me dije se 40-vjeçari si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Ndërsa dy të tjerët të përfshirë në këtë konflikt kanë marrë plagë të lehta dhe janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.