Kreu i BFI-së Shaqir Fetahu pozitiv me koronavirus

Kreu i Bashkësisë Fetare Islame Shaqir Fetahu ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Fetahu nëpërmjet rrjetit të tij Facebook ka informuar se gjendja e tij është mirë.

Marketing

– Momentalisht, gjithçka është normale pa ndonjë simptom problematike. U qëndroj preciz rekomandimeve mjekësore dhe jam në kurim shtëpiak. E konsideroj veten si i i sprovuar nga i Madhi Zot.

Reisul Ulema Fetahu bën apel që të gjithë qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe t’u përmbahen rekomandimeve të organeve kompetente dhe që sot besimtarëve mysliman ua uron festën e Kurban Bajramit