Italia ka raportuar tri vdekje nga Covid-19 në periudhën e fundit 24-orëshe, ka bërë të ditur Agjencia Civile e Mbrojtjes së enjten.
Kjo është shifra më e ulët e jetëve të humbura që prej fillimit të shpërthimit të rasteve me koronavirus, sipas të njëjtit burim, shkruan lajmi.net.
Gadishulli ka pasur edhe 386 të infektuar me virusin korona, duke çuar kështu numrat akumulativ të të prekurve me të njëjtin virus në 247,158.
Numri i pacientëve në kujdesin intenziv është ngritur sërish, respektivisht nga 38 në 47 (9 pacientë të rinj) për 24 orë.