Ikona e muzikës shqiptare ka gati këngën e re.
Sabri Fejzullahu është ‘fener’ për shumë gjenerata, si për punën e palodhshme ashtu edhe veprat artistike që ai solli ndër vite.
Këngëtari ka njoftuar se gjatë ditës së sotme, saktësisht në ora 19:00 do ta publikojë projektin e tij më të ri të cilin e ka punuar edhe me videoklip.
Ai njoftimin e bëri përmes profilit të tij në Instagram, ku ndau edhe disa sekuenca nga kjo këngë.