Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka porositiur vendet e botës se duhet gradualisht të hiqen masat për udhëtimet ndërkombëtare në bazë të vlerësimit të rrezikut dhe ai prioritet të jepet për raste urgjente.
OBSH rekomandon prioritet t’u jepet udhëtimeve për shkak të rasteve urgjente, aktiviteteve humanitare, udhëtimeve të personelit dhe kthimin në vendin amë.
Rritja e numri të personave të sëmurë në shumë pjesë të botës ka detyruar shumë vende të vendosin kufizime në udhëtimet.
OBSH madje ka ftuar të gjitha shtetet të bëjnë analiza të tyre dhe të vendosin prioritete para së të vazhdojnë me udhëtimet ndërkombëtare.
Agjencia e KB-së thekson se gjatë sjelljes së vendimeve, shtetet duhet të marrin parasysh gjendjen epidemiologjike në nivel lokal dhe mënyrën e transmetimit, shëndetin kombëtar si dhe masat sociale që janë në fuqi.
OBSH poashtu paralajmëron se nuk ekziston “rrezik zero” kur parashihet mundësia për import ose eksport të rasteve të koronaviruasit në udhëtimet ndërkombëtare.