Mbrëmë është publikuar albumi I Mozzikut.
Në “Mozzart” janë plot 19 këngë në mesin e tyre edhe një dedikim për vajzën e tij Hanën. Në tekst, reperi fillon nga momenti kur e kuptoi se do të bëhej prind madje dëgjuam edhe fjalë emocionuese rreth tij dhe Loredanës.
Por, a reagoi kjo e fundit pas kësaj kënge?
Në fakt jo. E vetmja gjë që bëri Loredana pas publikimit të albumit të ish-burrit të saj ishte një postim i Hanës për të uruar bajramin.
Kujtojmë se Mozziku dhe Loredana janë ndarë vitin e kaluar duke mos e treguar kurrë arsyen.