Dyfishohen rastet e reja në Francë, pjesa dërrmuese mes moshës 20-25 vjeç

Numri i rasteve të reja me Covid-19 në Francë është rritur me 54 përqind gjatë kësaj jave.

Marketing

Instituti i Shëndetësor Publik në Francë ka treguar se 69 përqind e rasteve të reja me Covid-19 janë të moshës 15 deri në 44 vjeç me një rritje të ndjeshme mes moshës 20-25 vjeç. Ndërsa, më shumë se gjysma e rasteve të reja pozitiv me Covid-19 janë asimptomatik.

Gjatë 24 orëve të fundit në Francë u regjistruan 1, 377 raste të reja, dhe u zbuluan 151 vatra të reja infeksioni. Në spitale kanë humbur jetën 16 persona, duke e çuar numrin e të vdekurve në 30, 254 në total.

The Guardian shkruan se rritja e numrit të të infektuarve mendohet të ketë ndodhur për shkak të grumbullimeve në aktivitete në mjedise të hapura dhe të mbyllura.