Inter vazhdon të lidhet me transferimin e Lionel Messi.
Lionel Messi mund të jetë transferimi më i madh në vitet e fundit, me emrin e tij që vazhdon të lidhet me Inter.
Ylli argjentinas, gjashtë herë lojtari më i mirë në botë, ka shprehur pakënaqësinë e tij me bordin drejtues të Barcelonës, duke nxitur shumë thashetheme.
Sipas ‘Gazzetta dello Sport’, Inter po synojnë nënshkrimin, pasi janë të gatshëm të paguajnë 50 milionë euro në vit.
Ka raportime të tjera që Inter tashmë ka nisur ofertën zyrtare drejt Messi, megjithëse nuk ka asgjë të konfirmuar.
Transferimi i Messi tek Inter do t’i jepte një pamje krejt tjetër futbollit në botë.