Tre vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes për fqinjësi të mirë mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë

Sot mbushen tre vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Marrëveshja u nënshkrua në Shkup nga kryeministri i atëhershëm Zoran Zaev dhe kryetari i Qeverisë së Bullgarisë Bojko Borisov.

Marketing

“Në ditën e sotme, para tre viteve, kishim nderin së bashku me kryeministrin e Bullgarisë Bojko Borisov t’i nderojmë ilindenasit nga Krusheva dhe KAÇKM-ja, në vendin e tij para varrit të Goce Dellçevit në Shkup dhe ta nënshkruajmë Marrëveshjen për miqësi, fqinjës të mirë dhe bashkëpunim. Treguam vullnet politik për progres, për zgjidhjen e çështjeve të hapura dhe kemi bërë një hap historik përpara. Krijuam një model si themel për një të ardhme më të mirë dhe jetë më të mirë të qytetarëve tanë”, ka shkruar në profilin e tij në Fejsbuk lideri i LSDM-së Zoran Zaev.

Në harmonizim me Marrëveshjen u formua Komision i përbashkët maqedono-bullgar për çështje historike dhe arsimore, i cili deri më tani ka mbajtur nëntë takime në të cilat janë deklaruar për shënim të përbashkët të personaliteteve dhe ngjarjeve nga historia e përbashkët, ndërsa debatoi edhe për tejkalimin e interpretimeve të ndryshme. Komisioni deri më tani arriti të arrijë avancim lidhur me periudhën antike dhe shekullin e mesëm, por jo edhe harmonizim rreth çështjes për Goce Delçevin.

Puna e Komisionit për momentin është në pushim për shkak të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që u mbajtën në vend. Shefja e diplomacisë bullgare Ekaterina Zaharieva në muajin mars të këtij viti shfaqi shpresë se Komisioni do të vazhdojë me punë pas përfundimit të zgjedhjeve tek ne.