Strugë – Ohër, kartelat për turizëm sjellin gjallëri

Turizmi në Strugë dhe Ohër ka filluar të rimëkëmbet. Ndryshe nga vitet e kaluara ku këto qytete vizitohen shumë nga turistë të huaj, këtë vit turistët vendor janë ata të cilët po u sjellin gjallëri këtyre dy qyteteve.

Marketing

Nga hotelieritë thonë se që nga 15 korrik kanë filluar të vijnë mysafirë, por pritet që kulmi i sezonës të arrijë ditët në vijim ku pjesa më e madhe e muajit gusht është e rezervuar.

“Tani jemi në mes të sezonës, kulmi ndoshta do të arrihet ditët që vijnë për shkak se kemi dy festa të mëdha fetare, pra jemi të rezervuar, në shumë hotele nuk ka vende të lira. Sezoni si sezon e dimë që është me mysafirët vendas. Muaji gusht është i mbushur, mund të themi pak a shumë si viti i kaluar por për më vonë nuk e dimë se di do të shkojnë punët.” – u shpreh Kryetari i HOTAM, Kërste Blazheski.

Pronarët e hoteleve thonë se kartelat për turizëm të lëshuara nga qeveria kanë ndihmuar mjaft dhe se interesimi i qytetarëve për ti përdorur ato në Strugë dhe Ohër është mjaft i madh.

“Momentalisht jemi në sezonën kulminante, kemi rezervime mjaft, dua të potencoj se shumica e rasteve janë me vauçera nga shteti dhe e shfrytzoj rastin ta përgëzoj për vendimin, është mjaft i qëlluar sepse e shpëton sezonën, përndryshe turistë të jashtëm nuk kemi dhe bazohemi vetëm tek ato.” – tha Erhan Papraniku, pronar hoteli.

Nga hotelieritë thonë se kërkesa për test negativ të Kovid 19 për vendet e rajonit ka bllokuar pak turizmin, për shkak se vendet tona vizitohen shpesh nga turistë nga rajoni, kurse këtë vit 90% e turistëve janë mysafir vendor.