Misovski: Ilindeni është koncepti i cili bashkon dhe garanton ardhmëri të përbashkët dhe të prosperuar

Nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Goran Misovski sot nga Meçkin Kamen në Krushevë në emrin e tij dhe në emër të Kuvendit e uroi festën kombëtare Ditën e Republikës – 2 Gushtin.

Marketing

“Më lejoni që në emër të Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i nderuari Talat Xhaferi, i cili për shkak të arsyeve shëndetësore nuk është në mundësi të drejtohet këtu para jush dhe të cilit unë i uroj rikuperim sa më të shpejtë, në emrin tim personal dhe në emër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të gjithë qytetarëve tanë brenda dhe jashtë kufijve të shtetit, t’ju uroj Ditën e Republikës nga Meçkin Kamen-i i famshëm, i cili është një nga përmendoret e Republikës së Krushevës dhe dëshmi për një kryengritje heroike”, tha Misovski.

Ai në fillim të fjalimit të tij shprehu respekt dhe falënderim për profesionalizimin e jashtëzakonshëm, përkushtimin dhe vetëmohimin që punëtorët tanë shëndetësorë treguan gjatë kësaj periudhe të kaluar.

“Prej 2 Gushtit të kaluar deri në këtë 2 Gusht, kaloi vetëm një vit, mirëpo, besoj se edhe Ju e ndani mendimin tim se ky është vit të cilin do e mbajmë mend për njërën nga datat më të rëndësishme për vendin tonë. Respektivisht, më 11 shkurt, në Kuvend u ratifikua Protokolli për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në aleancën ushtarake-politike NATO, qëllim strategjik i cili ishte vendosur qysh në vitin 1993, menjëherë pas pavarësisë së vendit, që në vitin 1995 të fitojmë statusin e kandidatit”, tha Misovski.

Siguruam, theksoi ai, sigurinë e integritetit territorial dhe sigurinë e kufirit tonë dhe tani më në fund mund të themi se kemi vënë edhe një gurë përforcimi në themelet e shtëpisë sonë të përbashkët, shtetit tonë.

“Republika e Maqedonisë së Veriut, edhe pse e vogël sipas territorit, u bë shembull në rajon dhe në botë, me qasjen e vet të hapur dhe dialogun e sinqertë me të gjithë fqinjët, duke promovuar politikë fqinjësore të mirë të bashkëpunimit dhe mirëkuptimit. Për arsye se, ne dimë si”, tha Misovski.

Kemi pasur, shtoi dhe me siguri do të kemi edhe më tutje sfida në rrugën e përforcimit dhe përparimit të demokratizimit dhe të përparimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Megjithatë, një gjë është e sigurt dhe kjo është se, të gjithë deri te i fundit, pa dallim në proveniencën politike, besojmë në perspektivën evropiane të vendit tonë dhe rajonit dhe të gjithë deri te i fundit synojmë të përmbushim edhe qëllimin e dytë strategjik prej pavarësisë së shtetit, dhe ky është të bëhemi pjesë e familjes së madhe evropiane. Në këtë kontekst, na nevojiten institucione funksionale dhe të përgjegjshme të cilat do të mund të japin rezultate të dukshme dhe efektive, të cilat do të jenë në linjë me kornizën e negociatave nga Komisioni Evropian, që të mund të hapim kapitujt për anëtarësim në Bashkimin Evropian”.

Duke e pasur parasysh se para do kohe kishim zgjedhje të parakohshme parlamentare, dhe jemi në pritje të Seancës Konstitutive, apeloj te të gjithë faktorët politikë, pa dallim nëse janë pushtet apo pozitë, të gjithë që kemi pranuar përgjegjësinë për të udhëhequr shtetin, të besuar nga qytetarët, me vizion dhe mençuri të arsyetojmë besimin e tyre dhe ti përmbushim premtimet dhe zotimet e dhëna para tyre.

“Ju të nderuar qytetarë, pa dallim në vështirësitë dhe krizat, pa dallim në diferencat, nuk lejuat të çrregullohet fryma e bashkësisë, e bashkëjetesës dhe tolerancës dhe Ju, pikërisht Ju keni kontribut shumë të madh në mbajtjen e këtij ritmi dhe të orientimit përparimtar dhe ne jemi njëlloj përgjegjës për suksesin dhe ngecjen në zhvillimin e shtetit. Dhe prandaj sot, kur i shënojmë të dy Ilindenët dhe kur shprehim respektin dhe mirënjohjen të pafund ndaj të gjithë ilindenasve, shpreh admirim për guximin e tyre, mençurinë, vizionin dhe sakrificën e tyre”, theksoi nënkryetari i Kuvendit.

Të gjithë ne, theksoi, jemi pasardhës të Ilindenit, sepse besojmë se kjo edhe në të ardhme do të jetë koncepti më i mirë dhe i vërtetë i cili i përfshin vlerat e përbashkëta të cilat i kremtojmë të gjithë, i festojmë, vlera që na bashkojnë dhe ndërlidhin, na bëjnë qytetarë krenarë dhe të bashkuar të shtetit tonë të përbashkët.

“Kemi përgjegjësi që këtë koncept, të ruajmë dhe zhvillojmë, për ne dhe për gjeneratat e ardhshme. Kemi obligim të ndërtojmë shtet të atillë qytetar, shoqëri të atillë të gjithë qytetarëve në të cilën fëmijët tanë, nipërit dhe të gjitha gjeneratat e ardhshme do të ndjehen evropian, botëror, a përsëri në shtëpi, të vetit në shtëpinë e vetë, në Republikën bashkëkohore dhe të prosperuar të Maqedonisë së Veriut! Gëzuar dhe i përhershëm qoftë 2 Gushti – Dita e Republikës!”, përfundoi Misovski. fb/