Verona është mysafir i Genoas në ndeshjen e xhiros së fundit të sezonit të Serie A.
Amir Rrahmani do të jetë startues në këtë sfidë, që është e fundit e tij me fanellën e Veronës.
Ylli i Kosovës do t’i bashkohet Napolit që gjatë dimrit bleu kartonin e tij.
Rrahmani ka qenë lider i padiskutueshëm i mbrojtjes të Hellas Veronës.
Vetëm katër skuadra në Serie A kanë pësuar më pak gola sesa Verona këtë sezon që do të përfundoj në vendin e tetë ose të nëntë.