Koronavirusi, 3675 raste aktive në Maqedoninë e Veriut

Gjatë ditës së djeshme autoritetet shëndetësore në vend njoftuan për 4 viktima dhe 166 raste me Covid-19. Viktimat janë nga mosha 58 deri në 77 vjeçare. Sa iu përket rasteve të reja, sërish më shumë të infektuar u regjistruan në kryeqytet, 41, në Shtip 23, Kumanovë 17, Gostivar 15, Tetovë 12, Makedonski Brod 10 dhe Strugë 7.

Marketing

Ndërkaq u shëruan 185 pacientë, shumica nga Shkupi, Shtipi e Kumanova. Nga ana tjetër sa iu përket rasteve aktive në Komunat e Shkupit, Çairi mbetet më i prekuri me 170 raste aktive, komuna Aerodrom me 156,Gazi Baba me 139,Kisela Voda me 149, komuna Qendër me 120 aq sa ka edhe komuna e Karposhit, si dhe me 111 raste aktive është komuna e Shuto Orizares.

Ndërkaq në mbarë vendin numri i rasteve aktive është 3675. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe nga tjetër ka tërhequr vërejtjen e qytetarëve se shazllonet nëpër plazhe shumë lehtë zëvendësohen me krevate në spital. Ai iu bëri thirrje qytetarëve ti respektojnë masat për mbrojtje nga Covid-19 pasi ditëve të fundit plazhet në Strugë e Ohër janë përplot me qytetarë të cilët nuk ruajnë as distancën dhe nuk respektojnë asnjë masë për mbrojtje.