Me paraqitjen e Virusit Korona dhe shpalljen e pandemisë,sikurse biznese të shumta edhe zejet dhe zejtarët po ballafaqohen me problemin e ekzistencës së tyre, për arsye se shumë prej aktiviteteve fitimprurëse u anuluan shkaku i COVID-19. Edhe Oda Regjionale e Zejtarëve të RMV, në qytetin e Kumanovës po përballet me kushtet tejet të rënda financiare, gjë që po u pamundëson mbijetesën por edhe ekzistencën e kësaj veprimtarie. Agron Fazliji, kryetar i Odës Regjioanle të Zejtarëve të RMV, thot për TVM2 se edhe përkundër subvencionimit të rrogës minimale dhe kontributeve, është e vështirë të mbijetojmë këtë situate dhe të ekzistojmë si zejtarë.Andaj Fazliu sugjeron se Qeveria duhet vazhduar me masat për mbështetjen e bizneseve private.
“Masat të cilat ishin të miratuara për zejtarët, për subvencionimin e rrogave në vlerë prej 14.500 denarë si dhe pagesa e kontributeve deri më 50%, nuk duhet të ndalen, pasiqë Zejtaria në RMV është në kushte tejet të vështira, po të mos ishin këto mjete të përbëra nga kjo rrogë minimiale të gjithë ata zejtarë do të përfundonin vepriomtarinë e tyre. Deri më tani në Odën Regjionale të Zejtarëve në Kumanovë brenda një 10 ditëshi janë mbyllur 10 Zejtari, në rast se vazhdon ky trend deri në vitin e ri presim që mbi 50 Zejtari të mbyllen”, tha Agron Fazliji nga Oda e Zejtarëve të RMV.
Fazliji, gjithashtu thotë se mos ardhja e mërgimtarëve në vendlindje, po u kushton shumë shtrejnjtë Zejtarëve.
“Kur e dijmë se mërgimtarët nuk kan ardhur, kur e dijmë se dasmat nuk po mbahen, ku në ahengjet familjare përfshihen një numër i madh i Zejtarive, e kur e dijmë se pandemia do të zgjasë deri vitin e ardhshëm, bëjmë apel që masat e subvenciobimit të rrogave dhe kontributeve most ë ndërprpriten”, tha Agron Fazliji nga Oda e Zejtarëve të RMV.
Ndryshe në nivel të shtetit në RMV kemi mbi 6.000 Zejtarë të pavarur, ndërsa numri i ndërmarrjeve që mirren me artizanate janë mbi 20.000 në nivel shtetrorë, e ndërkaq në qytetin e Kumanovës janë të regjistruar 600 Zejtarë.