Shtypi gjerman: Papa vuan nga një infeksion i rëndë

Papa Benedikti XVI ka një infeksion të rëndë në fytyrë. Kështu ka bërë me dije media gjermane “Passauer Neue Presse”, që thotë se këtë informacion e ka siguruar nga vetë biografi i Ratzinger, shkrimtari Peter Seewald.

Marketing

Benedikti XVI vuan nga një infeksion në fytyrë që duket se është rënduar edhe më shumë pas vdekjes së të vëllait Georg dhe që tashmë i shkakton dhimbje të forta. Peter Seewald ka prezantuar në ditët e shkuara biografinë e re të Benediktit XVI. Në takim me të, pavarësisht sëmundjes Papa është shfaqur optimist, shkruan shtypi gjerman.