Antonio Conte hedh poshtë zërat për një largim të mundshëm nga Interi, duke mohuar kategorikisht një kalim të tijin te Juventusi në rast se Sarri nuk konfirmohet në stolin e bardhezinjëve edhe për sezonin e ardhshëm.
Conte ka reaguar në lidhje me artikullin e publikuar nga gazeta italiane Repubblica.it, duke nënvizuar se nuk ka kontaktuar asnjë nga drejtuesit dhe futbollistët e Juventusit për t’i pyetur nëse do ta shkarkojnë Sarrin, madje trajneri i Interit në një intervistë për Ansan ka nënvizuar duke shkuar edhe më tej se do të flasë me drejtorin e gazetës në fjalë dhe ai gazetar që e ka shkruar artikullin do të mbajë përgjegjësi.
“Jam i lidhur në një projekt 3-vjeçar me Interin dhe siç kam bërë gjithmonë në jetën time do të punoj fort me të gjitha forcat e mija dhe mundësitë e mija që ky të kthehet në një projekt fitues” theksoi Conte.