Tom Cruise hidhet nga helikopteri për filmin e ri

Aktorit Tom Cruise i pëlqen t’i bëjë vet të gjitha skenat e rrezikshme në filmat ku merr pjesë.

Marketing

Javën e kaluar Tom është hedhur nga një helikopter nga një lartësi prej 3.000 metrash mbi Oxfordshire, për vazhdimin e radhës të “Mission Impossible”.

Dy anëtarë të tjerë të trupës së aktorëve iu bashkuan në hedhje, teksa xhirimet e “Mission: Impossible 7” janë rikthyer pas pauzës si pasojë e pandemisë së COVID-19.

Cruise i ka ushtruar skenat e tij gjatë izolimit, ndërsa ka praktikuar vozitjen e motoçikletës në shpejtësi në vende me baltë, si edhe është mësuar ta pilotojë helikopterin.Në filmin e mëparshëm të “Mission: Impossible”, aktori ka pësuar frakturë në nyje gjatë një skenë në Londër.