Kjo do të jetë Qeveria e re në Maqedoni, e thurrur nga ndërkombëtarët?!

Në Maqedoninë e Veriut prej sot fillojnë bisedimet për formimin e koalicionit qeverisës, pas konstituimit të përbërjes së re parlamentare që doli nga zgjedhjet e 15 korrikut.

Marketing

Portali “Dnevni Novosti” në Shkup shkruan se një Qeveri e koalicionit të zgjeruar për pajtim është një nga opsionet e mundshme dhe se kjo Qeveri do të funksionojë deri në zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm, ku bashkë me to do të mbahen edhe ato të parakohshme parlamentare. Ky portal thirret në burime diplomatike të vendeve eminente evroperëndimore.

“Nga nesër priten befasi të mëdha në skenën politik në kontekst të krijimit të Qeverisë së re. Perëndimi ka vendosur që ti jap fund qeverisjeve korruptive dhe të padrejtësive në Maqedoninë e Veriut”, raportojnë burime diplomatike për “Dnevni Novosti”.

Një mesazh të tillë në mënyrë indirekte e ka dhënë edhe presidenti i vendit Stevo Pendarovski në fjalimin e tij me rastin e festës së Ilindenit, me ç’rast la për të nënkuptuar se ky aksion diplomatik është mëse i qartë.

Qeveria e zgjeruar stabile siç thuhet duhet të formohet në prag të zgjidhjes finale në dialogun Kosovë – Serbi, në prag të zgjedhjeve presidenciale në SHBA, situatës me Kovid-19, krizës ekonomike që mund të pasojë me mundësinë edhe të devalvimit të denari, por edhe për shkak të mundësive për rritje të pakënaqësisë së qytetarëve.

Portali shkruan se Qeveria e re do të ketë lojtarë të rinj, zgjidhje kadrovike të pakompromituara dhe se këtë e kërkojnë ndërkombëtarët. Në Qeverinë e re do të jenë të gjitha partitë që në zgjedhje kanë fituar deputetë.

Kabineti i ri qeveritar përfshirë kryeministrin, ministrat, zv/ministrat si dhe kuadrot e eshaloneve tjera nuk duhet të kenë asnjë pike përpjekje me skandale, të jenë të përmendur e përfshirë në përgjime, apo në hulumtime për korrupsion. Qeveria do të ketë për bazë pajtimin nacional, politik dhe etnik.

Vendet kyçe në Qeveri ti udhëheqin profesionistë, dhe jo politikanë të harxhuar të cilëve duhet tu përfundojë karriera (MPB, Mbrojtje, Drejtësi, Financa, Shëndetësi si dhe resore të tjera).

Çdo publikim i përgjimeve të tjera në të ardhmen do të sanksionohet me ligj. Kjo qeveri e përkohshme do të organizojë zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen nga fundi i 2021 bashkë me ato të parakohshme parlamentare.