Skadoi afati për gjetjen e pronarit të “Fontanës”, nesër shpallet tenderi për rënim

Ka përfunduar afati prej 8 ditëve për gjetjen e investuesit të objektit të egër që u ndërtua afër QT Mavrovasja, informon Zhurnal.

Marketing

Nga komuna e Çairit, për Sitel thonë se nesër fillon procedura për furnizim publik për përzgjedhje të operatorit ekonomik i cili do të largojë objektin e ndërtuar ilegalisht.

Nga atje sqarojnë se në varësi prej kohëzgjatjes së procedurës, objekti i cili u ndërtua para QT Mavrovasja, do të duhej të largohet për 30 deri 40 ditë.

Punimet ndërtimore të objektit ndaluan para dy javëve.

Në këtë vend më parë ishte kafeneja Fontana e cila u dogj gjatë orës policore.

Në vend të një tende me karakter të përkohshëm siç ishte më parë, në këtë vend u ndëtuan shtylla të forta betoni.