Vdekje e shkatërrim në Bejrut, tre ditë zi. Një ”bombë” prej 2 mijë ton…

Të paktën 78 njerëz janë viktima dhe 4,000 u plagosën në një shpërthim masiv që tronditi kryeqytetin e Libanit, Bejrutin. Autoritetet ende po hetojnë se çfarë shkaktoi saktësisht shpërthimin vdekjeprurës por deklaratat publike nga zyrtarët kryesorë libanezë kanë filluar të përqëndrohen tek nitrati i amoniumit.

Marketing

Kryeministri i Libanit, Hassan Diab tha në një deklaratë se përafërsisht 2,750 tonë substancë ishin ruajtur atje për gjashtë vitet e fundit. Shefi i përgjithshëm i sigurisë në Liban tha se “materiali shumë eksploziv” ishte konfiskuar disa vjet më parë. Nitrati i amonit, një përbërës i amoniakut dhe azotit, është i njohur më së miri për t’u përdorur në plehra.

Fillimisht u raportua se ishte një shpërthim në një fabrikë fishekzjarrësh, por më pas u mësua se bëhej fjalë për një krim njerëzor. Presidenti i vendit njoftoi për një takim urgjent të kabinetit që pritet të zhvillohet ditën e sotme dhe shpalli gjendjen e jashtëzakonshme. Po kështu, Libani do të kalojë tre ditë zie. Presidenti Aoun njoftoi gjithashtu se qeveria do të japë 100 miliardë lira (66 milionëdollarë) si fonde të urgjencës.

Cnn