Elezi te Boavista, Skendërbeu arkëton 500 mijë euro!?

Skënderbeu ia del me sukses në tentativën e parë dhe arkëton plot 500 mijë euro nga transferimi i Agon Elezit te portugezët e Boavistës. Gjithçka është drejt zyrtarizimit dhe kjo javë do të jetë edhe koha për prezantimin e Elezit si lojtar i ri i Boavistës. Gjithçka duket e mbyllur dhe vetëm burokracitë bëjnë që transferimi të mos jetë ende zyrtar. Korçarët do të përfitojnë 500 mijë euro si dhe do të mbajnë 15% të kartonit të lojtarit.

Marketing

Një lëvizje e zgjuar kjo e kthyer tashmë në zakon nga Skënderbeu që duke parë cilësitë e Elezit, kërkon të përfitojë edhe në të ardhmen shumë të konsiderueshme për ndonjë transferim të mundshëm të 19-vjeçarit.

Finalizimin e tratativës e ka pranuar edhe vetë mesfushori shqiptar nga Maqedonia e Veriut.

“Jam informuar nga klubi dhe menaxheri im se prej kohësh ka pasur një interesim nga Boavista dhe tashmë marrëveshja është drejt finalizimit. Jam në kontakte të vazhdueshme me menaxherin dhe gjithçka po shkon drejt mbylljes. Shumë shpejt do të mbyllet ky transferim. Duhet t’ju falënderoj për korrektesën e treguar, gjithashtu edhe klubin dhe trajnerin Ilir Daja që besuan tek unë që në momentin e parë. Pa dyshim merita është e të gjithëve,” tha mes tjerash Agon Elezi. /FB/Ujqrit E Debores