Takim i ministrit Nuhiu me ambasadorin sllovak, Markush

Ministri për Punë të Brendshme (MPB) Agim Nuhiu sot ka realizuar takim pune me ambasadorin e Republikës së Sllovakisë në Shkup, Henrik Markush.

Marketing

Në takim, siç ka njoftuar MPB janë konfirmuar marrëdhëniet miqësore, mungesa e çështjeve të hapura apo kontestuese mes dy vendeve si dhe bashkëpunimi në sfera të shumta me interes të ndërsjellë.

Ministri Nuhiu dhe ambasadori Markush kanë diskutuar për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që janë zbatuar në vend, aktivitetet e MPB-së në kuadër të kompetencave që ndërmerr në përballjen me pandeminë globale “Kovid-19 si dhe sfida tjera të karakterit të sigurisë.

“Në takim nga ana e dy bashkëbiseduesve është theksuar bashkëpunim mes dy ministrive për Punë të Brendshme në kuadër të menaxhimit kufitar përmes dërgimit të nëpunësve policor sllovak në territorin e vendit të cilët kryejnë aktivitete për mbrojtje dhe mbikëqyrje më të madhe të kufirit jugor të shtetit bashkë me policinë e Maqedonisë së Veriut”, qëndron në komunikatën e MPB-së.