Kovid 19 Shqipëri/ 6 të vdekur, 139 persona të infektuar

Ministria e Shëndetësisë ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar 139 infektime të reja nga COVID 19 në 561 teste të kryera.

Marketing

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 81 raste në Tiranë, 10 në Berat, 8 në Durrës, 7 në Tropojë, 6 në Elbasan, nga 3 raste në Shkodër, Kukës, Lezhë, Kavajë, Pogradec, nga 2 raste në Korçë, Divjakë, Shijak, nga 1 rast në Lushnje, Mirditë, Tepelenë, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Bulqizë,
Megjithë rastet ditore të identifikuara pozitive, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 69 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3123, që nga fillimi i epidemisë.

Edhe pas përpjekjeve të mëdha të ekipeve mjekësore, fatkeqësisht nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid 6 persona, një 58 vjeçar nga Durrësi, një 70 vjeçar nga Kruja, dhe një 82 vjeçare nga Shijaku. Nuk e kanë fituar betejën, një 63 vjeçar nga Kukësi, një 64 vjeçar nga Shkodra, një 69 vjeçar nga Elbasani.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë thirrje për respektim të rregullave të distancimit dhe përdorimin e maskave, ndërsa e ka cilësuar situatën serioze.

 

COVID-19 – Statistika (5 Gusht 2020)

Testime totale            43764

Raste pozitive              5889

Raste të shëruara         3123

Raste Aktive                2589

Humbje jete             182 (Qarku Tiranë 89, Shkodër 31, Durrës 25, Fier 9, Elbasan 7, Lezhë 5, Kukës 5, Vlorë 4, Korçë 4, Dibër 2, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                   1451

Durrës                  302

Shkodër                230

Fier                       103

Vlorë                    94

Lezhë                    86

Korçë                   82

Kukës                   80

Elbasan                55

Berat                     43

Dibër          32

Gjirokastër 26