Kryeministrin shqiptar po aq sa e pengojnë partitë maqedonase , dyfish këtë e bëjnë udhëheqësit e ASH-së dhe AAA-së .
Sela dhe Gashi nuk janë dorëhequr pas humbjes por ata vazhdojnë të bëjnë lojën e ulët duke penguar proceset e mëdha shqiptare dhe duke ulur peshën e negociatave tek partia fituese BDI që kërkon kryeministrin shqiptar që kundërshtohet nga Sela, Zaev dhe Gashi.Në procesin pas zgjedhorë të dy liderët e opozitës shqiptare po bëjnë përpjekje maksimale për të qenë me çdo kusht pjesë e qeverisë duke tradhtuar idenë e kreut të qeverisë shkruan TetovaSot .
Të verbuar nga lufta për pushtet ata e kanë tradhtuar këtë ide madhore të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut që të kenë njërin ndër postet më të larta shtetërore.
ASH dhe AAA po e ulin pazarin politik në luftën e pa kompromis që të bëhen pjesë e pushtetit edhe pse populli nuk u dha besimin më 15 Korrik në zgjedhjet e përgjithshme Parlamentare.
As vetë nuk e pritën të kenë 12 deputetë por njëkohësisht fitoren nuk e përjetuan as kësaj rradhe derisa përballë kishin një parti të fuqishme si BDI fituese e gjithë cikleve zgjedhore që nga themelimi në vitin 2002 .
Në fakt koalicioni midis tyre i ASH-së dhe AAA u bë për shpëtimin e karierave politike të Selës dhe Gashit.Ata i kërkojnë BDI-së kryeministrin ndërsa vetë janë kundër në absurditetin e veprimit politik.Si humbës ata vazhdojnë të qëndrojnë tek dyert e partive maqedonase për të qenë pjesë e qeverisë së ardhshme qoftë edhe pa një kusht të vetëm , vetëm ta realizojnë ëndrrën e një kryeministri maqedonas . Sela deri tani, humbës i gjashtë cikleve në përballje me Ali Ahmetin i kishte harxhuar të gjitha kartat me liderët e partive tjera shqiptare ndërsa Alternativa e Gashit ishte stacioni i fundit për kreun e ASH-së për një koalicion shpëtimi .TetovaSot