Tragjedia në Bejrut, shkon në 135 numri i të vdekurve

Bejruti ende po llogarit dëmet e shkaktuara nga shpërthimet e së martës në portin e saj. Tashmë janë të konfirmuar 135 viktima dhe mbi 4000 të plagosur, ndërsa vendi ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dy javore dhe operacionet e atyre që ende mungojnë po vijon.

Marketing

Presidenti Michel Aoun tha se shpërthimi ishte shkaktuar nga 2.750 ton nitrat amoniumi të ruajtur në mënyrë të pasigurt në një depo në Portin e Bejrutit.

Njerëzit kanë filluar të shprehin zemërimin ndaj qeverisë për ato që ata thonë se ishte neglizhencë që çoi në shpërthimin e madh të së martës. Shumë prej tyre kanë akuzuar autoritetet për korrupsion dhe keqmenaxhim.

Chadia Elmeouchi Noun, një banor i Bejrutit që po shërohej në spital, i tha BBC se, “Unë e kam ditur gjatë gjithë kohës që ne jemi të udhëhequr nga njerëz të paaftë, qeveri jokompetente […] Por unë po ju them diçka – ajo që ata kanë bërë tani është absolutisht kriminale”.

Të mërkurën, qeveria njoftoi se një numër i zyrtarëve të Portit të Bejrutit janë në arrest shtëpiak në pritje të një hetimi mbi shpërthimin.

Këshilli i Lartë i Mbrojtjes i vendit këmbënguli që ata që konsiderohen përgjegjës do të përballen me “dënimin maksimal”.