Israa Seblani, ndodhej në një prej rrugëve karakteristike të Bejrutit, në qendër të qytetit, e veshur si nuse, teksa po realizonte fotot dhe videot e dasmës së saj. Pikërisht në ato çaste ndodhi ndodhi shpërthimi fatal, që iu mori jetën të paktën 135 personave, ndërkohë që shumë të tjerë rezultojnë të zhdukur.
Në video dëgjohet shpërthimi dhe buqeta e luleve prishet në ajër nga vala e goditjes, që gjithashtu shkakton dëme në ndërtesa dhe ngre pluhur nëpër rrugë.
Shpërthimi ndodhi në portin e qytetit, në një depozitë nitrati amoni që mbante më shumë se 2500 tonë nga substanca e rrezikshme që përdoret edhe për bomba.
Sipas raportimeve, më shumë se 300 mijë persona kanë mbetur pa shtëpi dhe thuajse 50% e godinave në Bejrut kanë pësuar dëmtime pas shpërthimit tragjik.
Kostot ekonomike të kësaj tragjedie mendohet të arrijnë te 5 miliardë dollarë, duke çuar në prag të falimentimit Libanin, një shtet që ishte në vështirësi ekonomike edhe para tragjedisë, me protesta të shumta që po zhvilloheshin në të gjithë vendin.