Të nxitur nga paralajmërimi i Komisionit Rregullator të Energjetikës për shtrenjtimin e energjisë elektrike për 7.4 për qind, sot në Sheshin Iliria në Tetovë, me fillim në 19, është organizuar protestë. Qëllimi i protestës sipas organizatorëve, është tërheqja e vendimit për shtrenjtimin e energjisë elektrike dhe zgjidhja e problemeve të tjera në këtë sferë. Organizatorët thonë se protesta do të jetë e qetë, ndërsa në to, pritet të marrin pjesë banorë nga i gjithë Pollogu. Nga këshilli nismëtar i protestës, u bëjnë thirrje pjesëmarrësve në protestë që të bëjnë kujdes masat kundër-Kovid.
Në ora shtatë sot do mbahen protesta në Tetovë, në Çair, në Kumanovë, në Gostivar dhe në Dibër, këto janë protesta që janë konfirmuar. Është shumë me rëndësi që banorët në numër sa më të madh të marrin pjesë sepse ata që marrin vendimet për të ndryshuar problemet, ata shohin numra andaj edhe është me rëndësi që në numër sa më të madh të dalin banorët, dhe i lusim shumë që të bëjnë kujdes për të respektuar masat anti – kovid, të mbajnë një lloj distance me njëri tjetrin dhe të mbajnë maska mbrojtëse”-tha Arianit Xhaferi, anëtar i këshillit iniciues.