Në Shqipëri janë regjistruar 127 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) dhe 6 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e përditshëm të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, është bërë e ditur se numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në Shqipëri është rritur në 6.016 dhe numri i të vdekurve në 188.
Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë realizuar 531 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19 dhe rastet më të larta janë regjistruar në Tiranë.
Sipas të dhënave të ministrisë, në 24 orët e fundit janë shëruar 32 qytetarë, duke e çuar në 3.155 numrin e të shëruarve.
Në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 44.295 testime dhe Instituti i Shëndetit Publik vazhdon punën në terren për rastet e dyshuara me koronavirus.