Shqipëri, kapet sasi e madhe droge

Më shumë se 200 kg kanabis sativa u sekuestruan këtë të enjte në Shqipëri.

Marketing

Ngjarja ndodhi në doganën e Bllatës në Dibër. Ishin policët kufitarë ata të cilët ndaluan Florian Alimanin, 26 vjec, që po udhëtonte me kamion nga fshati Gjoricë drejt Maqedonisë së Veriut.

Ai e kishte përshtatur kamionin dhe sasinë e lëndës narkotike e kishte vendosur në një pjesë të ndarë në dyshemenë e kamionit.

Shoferi u vu në pranga nga policia.