Me rastin e shpërthimit të pardjeshëm në portin e kryeqytetit të Libanit, Bejrut, Kryqi i Kuq i Republikës të Maqedonisë së Veriut informon se do të përfshihet në donacionin humanitar me qëllim të zbutjes së pasojave dhe dhënies së ndihmës dhe mbështetjes për popullatën e pësuar.
Të gjitha subjektet juridike të interesuara dhe qytetarët mund të përfshihen me sigurimin e ndihmës në para në llogarinë e Fondit të solidaritetit të Kryqit të Kuq të RMV-së: 300000001327966, numri tatimor: 4030984271620 SHA Komercijalna banka me emrin “Ndihmë për popullatën e pësuar në Liban”, si dhe të dhurojnë 100 denarë me thirrje në numrat e telefonit 070/ 075/ 077 143 400.
Prej atje potencojnë se mjetet mund të dhurohen prej datës 7 deri më 20 gusht të këtij viti dhe ato do të transferohen në Kryqin e Kuq të Libanit për popullatën e pësuar në Bejrut.
Njëherit, Kryqi i Kuq i Republikës të Maqedonisë së Veriut shpreh keqardhje të thellë për viktimat dhe familjet e tyre që pësuan gjatë shpërthimit në Bejrut.