Virusi Korona vazhdon të prekë më pak pacientë se sa gjatë muajit që lamë pas. Në 24 orët e fundit u regjistruan vetëm 113 raste të reja ose një mesatare 7.3% nga 1543 testet e bëra për CoVid-19.
Me 35 të diagnostikuarit sot, Shkupi arriti në kuotën e 5 mijë pacientëve, prej tyre 1231 raste aktive.
MINISTRIA E SHËNDETËSISË
Numri i të diagnostikuarve sot sipas qyteteve:
Shkup 35
Pason Shtipi me 23
Gostivari 15
Kumanova 12
Manastiri 7
Ohri 6
Tetova 5
Nga 2 në Koçan dhe Demir Hisar
Dhe nga 1 në Strugë, Prilep, Probishtip, Makedonski Brod, Vallandovë dhe Vinicë
Të shëruar sot regjistrohen 259 pacientë, prej tyre 103 nga kryeqyteti. Pason Shtipi me 75, Tetova me 31, Gostivari me 19, Kumanova me 13, dhe 9 qytetet tjera me numër një shifror. Të shëruar gjithsej janë 7480 qytetarë. Por, edhe 6 të vdekur ka sot, duke arritur në 517 numri i atyre që pësuan nga virusi.
MINISTRIA E SHËNDETËSISË:
6 pacientët e vdekur sot sipas qyteteve:
3 pacientë nga Shkupi, 22, 64 dhe 83 vjeç
1 pacient nga Kumanova 72 vjeç
1 pacient nga Struga 48 vjeç
1 pacient nga Ohri 75 vjeç.
Numri i përgjithshëm i të prekurve deri më sot është 11,399, prej tyre 3,402 raste aktive. Në klinikat e Shkupit sot janë hospitalizuar 36 pacientë me pasqyrë më të rënduar klinike. Ndërkaq, aktualisht në kushte spitalore po trajtohen rreth 380 pacientë të infektuar me CoVid-19 në të gjithë vendin.