LSDM dhe BDI dakordohen për shtyllat kruciale për qeverinë e ardhshme!

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë dhe Bashkimi Demokratik për Integrim kanë njoftuar se janë dakorduar për parimet bazë për qeverisjen e ardhshme të mundshme!

Marketing

Këtë pasdite grupet e punës së dy partive dolën me qëndrim të përbashkët ku treguan se kanë pasur diskutim konstruktiv për konfirmim të angazhimeve për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut, për paqe, stabilitet, siguri dhe bashkëpunim në vend e rajon, për shkak të marrëdhënieve ndëretnike e fqinjësore, zhvillimin ekonomik, shtetin e së drejtës, mjedis të pastër jetësor dhe mirëqenie sociale.

“Folëm për shumicë parlamentare dhe për koalicion me mandat të plotë e stabil katërvjeçar. Vërtetuam se nuk kemi alternativë tjetër për integrim përveç anëtarësimit në NATO dhe BE. Jemi të përkushtuar për përparim dhe stabilitet afatgjatë në Maqedoninë e Veriut. Pajtohemi plotësisht për respektim të Marrëveshjes së Prespës me Greqinë, Marrëveshjen për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim me Bullgarinë dhe Marrëveshjen kornizë të Ohrit” qëndron në kumtesë.

Në shkresën e përbashkët të LSDM-së dhe BDI-së thuhet se janë të përkushtuar për kohezionin social, shoqëri të fortë dhe tolerante, sundim të ligjit dhe se po ashtu janë kundër çdo forme të nacionalizmit dhe urrejtjes.