Gjatë ditës së sotme, respektivisht nga ora 00:05 pas mesnate deri në ora 02:00, me urdhër të Prokurorisë, policia e rajonit të Gostivarit pranë Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë ka kryer kontrolle në një objekt hotelierik në Gostivar.
Policia ka kryer kontrolle në objektin nën pronësi të 46 vjeçarit R.B. nga fshati Dobridoll, pas informacioneve për prodhim dhe tregti me lëndë narkotike.
Gjatë kontrollit policia në hotel ka kapur 10 persona të gjinisë femërore, mes moshës 21 dhe 39 vjeçe, prej të cilave tre shtetase të Maqedonisë së Veriut, gjashtë shtetase të Shqipërisë, dhe një shtetase e Kosovës.
Pronari dhe personat e kapur në hotel janë privuar nga liria nën akuzat për shkelje të nenit 418 të Kodit Penal, gjegjësisht për kryerjen e veprës penale “Trafikim me qenie njerëzore”.