Ali Ahmeti dhe populli detyruan ASH dhe AA të ndryshojnë llafet dhe të mbështesin Kryeministrin shqiptar

Kryeministri shqiptar nuk është cështje personale politike por një qëllim madhor që i bën shqiptarët të kenë pozita të fuqishme drejtuese dhe të kenë barabarëzinë e plotë me maqedonasit shkruan TetovaSot

Marketing

Në një moment të caktuar politik nuk vlen më shumë pushteti se sa qëllimet e mëdha kombëtare .Në vijë të këtij fronti politik ,BDI vazhdon të mbetet këmbëngulëse për arritjen e njërit ndër qëllimeve thelbësore që kishte gjatë fushatës në zgjedhjet e fundit të përgjithshme Parlamentare në Maqedoninë e Veriut që ka të bëjë me kryeministrin e parë shqiptar por që u kundërshtua si nga pala maqedonase poashtu edhe nga partitë shqiptare përfshirë edhe opozitën e dalë pas zgjedhjeve ASH dhe AAA shkruan TetovaSot.

Por duket se disa gjëra kanë filluar të ndryshojnë në këtë aspekt dhe duket se derisa BDI nuk zbrapset nga qëllimi parësorë për kryeministrin dhe jo vetëm , këtë tashmë kanë filluar ta kuptojnë edhe kundërshtarët politikë që kanë filluar të zbusin tonet ose më saktë qëndrimet e prera që kishin për kryeministrin shqiptar duke qenë kundër por që tashmë kanë ndryshuar deklaratat.
Një ditë më herët ishte Arben Taravari nga ASH dhe një ditë më pas Zeqirja Ibrahimi që tashmë duket se kanë rënë në një jdi për të zburut fjalët dhe të mbështesin idenë e madhe të kryeministrit

Taravari u shpreh se duhet të jemi trasparentë dhe të qartë ndaj popullit që na ka besuar, i cili në këto kohë i duket vetja spektator i lojrave të përditshme të fatit të tij, kështu:
Deklarojmë me përgjegjësi të lartë se ne nuk kemi asnjë përputhje bindjesh apo konceptesh me BDI-në, jemi si gjithnjë në kundërshtim me mënyrën se si ka vepruar dhe vepron kjo parti. Theksojmë se Miratimi Ynë ndaj kësaj partie do të ndodhë vetëm në rastin se z.Naser Ziberi merr mandat si kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut, kuptohet qartë se ky miratim nuk ka lidhje me partinë e BDI-së por ka lidhje me kandidatin për kryeministër.

Një ditë më pas në një shkrim të publikuar u shpreh se nëse e bëni Naser Ziberin kryeministër , atëherë i keni 12 votat tona.

Por duket se këto ndryshime qëndrimesh nga kundërshtarët e BDI-së tregojnë se partia e Ahmetit ka qëllime shumë më madhore se të qenurit në pushtet .

Idenë e kryeministrit e përkrahu fuqishëm edhe populli që i dha një fitore tjetër partisë shqiptare të drejtuar nga Ali Ahmeti për të vazhduar në betejën që shqiptarët të jenë krejtësisht të barabartë me palën tjetër dhe të kenë në dorë instituconet më të larta shtetërore dhe barazinë e plotë me maqedonasit.