Chelsea e ka një mision të pamundur thuajse kualfikimin ndaj Bayern Mynich sonte në mbrëmje në Gjermani.
Edhe pse sfida e parë e 1/8 të Champions League u mbyll me fitoren 3-0 të gjermanëve në Angli, të besuarit e Lampard do të shpresojnë deri në fund ndonëse e dinë se do të jetë shumë e vështirë.
Një surprizë shumë të bukur, trajneri i londinezëve i ka bërë edhe sulmuesit shqiptar, Armando Broja të cilin e k aftuar në kete ndeshje.
Broja pret me padurim debutimin me ekipin londinez në këtë kompeticion kaq të madh . Sa i përket formacioneve priten ndryshime në radhët e te dyja ekipeve.Trajneri Hansi Flick nuk do të ketë të gatshëm Kingsley Coman dhe Benjamin Pavard, që janë të lënduar.
Ndërsa në anën tjetër, Frank Lampard do ka probleme me organiken. Marcos Alonso dhe nuk do te jene te gatshem per shkak pezullimi. Kjo sfide do të trasmetohet ekskluzivisht në platformën Tring.