Protesta anti-qeveritare në Bullgari, bllokohen rrugët në Sofie

Nuk ndalen protestat anti qeveritare në Bullgari.

Marketing

Mijëra vetë mbushën rrugët e Sofies mbrëmjen e së premtes, duke ngritur kampe e duke bllokuar rrugët në kryeqytet, në vazhdën e manifestimeve disa javore kundër kryeministrit Boiko Borisov.

Ata akuzojnë, kryeministrin Borisov për dobësim të institucioneve shtetërore në favor të oligarkëve.

Më 5 gusht, kryeministri Borisov ka sugjeruar se ai mund të tërhiqet nga ky post dhe qeveria e tij të vazhdojë të jetë në pushtet deri në fund të mandatit, që përfundon në mars të vitit 2021. Por, vetëm një ditë më pas, partnerët e koalicionit vendosën që Borisov të  qëndrojë në postin e kryeministrit.