Një oficer i sigurisë u vra dhe më shumë se 170 demonstrues u plagosën sonte në protestat në kryeqytetin e Libanit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas deklaratës së Forcave të Sigurisë së Brendshme të Libanit, oficeri u sulmua nga protestuesit përderisa ai u përpoq të shpëtojë disa persona që ishin të bllokuar në një hotel që u sulmua nga demonstruesit në Bejrut.
Në demonstratat rreth Sheshit të Dëshmorëve në qendër të Bejrutin dhe ndërtesës së Parlamentit, 172 protestues u plagosën, prej të cilëve 55 janë shtruar në spital dhe 117 janë të trajtuar me auto-ambulantë, bëjnë të ditur nga Kryqi i Kuq i Libanit.
Demonstruesit bastisin ndërtesat qeveritare
Demonstruesit bastisën ministritë e Ekonomisë dhe Mjedisit, si dhe ndërtesat e Shoqatës së Bankave.
Ata hynë në ndërtesa dhe shkatërruan dokumentet zyrtare, ndërsa dëmtuan mobiljet në ndërtesën e Shoqatës së Bankave.
Libanezëve iu kërkua nga ushtria që “të shprehin kërkesat e tyre në mënyrë paqësore, të ndalojnë demonstratat dhe të mos dëmtojnë pronën e qeverisë”.
Të martën, Bejruti u trondit nga një shpërthim ku sipas Ministrisë së Shëndetësisë, të paktën 158 njerëz kanë vdekur dhe më shumë se 6.000 të tjerë janë.
Megjithatë, këto shifra pritet që të rriten përderisa vazhdojnë përpjekjet për të gjetur persoant e zhdukur.
Tragjedia ka ardhur në një kohë kur Libani po përjeton krizën e tij më të keqe ekonomike.