Gjermania ndan 10 milion euro shtesë për Libanin

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas njoftoi sot për një paketë ndihme urgjente prej 10 milionë eurosh për Libanin, pas shpërthimit vdekjeprurës në portin e Bejrutit në fillim të kësaj jave.

Marketing

“Njerëzit e Bejrutit kanë nevojë për ndihmën tonë dhe për shpresë”, tha Maas për gazetën gjermane “Bild am Sonntag”.

“Shifrat janë tronditëse. Më vjen mirë që jam në gjendje të konfirmoj sot edhe 10 milionë euro të tjera nga qeveria gjermane për masat e ndihmës emergjente”, shtoi ai.

Shpërthimi i madh në portin e Bejrutit vrau të paktën 158 persona dhe plagosi 6 000, duke zhvendosur rreth 250 000-300 000 nga shtëpitë e tyre dhe duke shkaktuar shkatërrim masiv në të gjithë qytetin.