Humbi 76 kilogramë, vajza rrëfehet pas ndryshimit drastik

Alida Elizabeth Dreyer, nga Australia humbi 76 kilogramë duke bërë një ndryshim drastik në trupin e saj.

Marketing

27 vjeçarja peshonte 145 kilogramë dhe pas ngacmimeve të shpeshta nga shoqëria e saj, Alida vendosi që të dobësohej.

Për të arritur këtë gjë ajo ka aplikuar një dietë të rreptë dhe është ushtruar më orë të tëra në palestër. Gjithashtu Alida ka bërë edhe disa operacione për të hequr lëkurën e tepërt pas dobësimit.

“Jam ngacmuar shumë nga shoqet dhe shkokët, aq sa jam ndier shumë keq. U mbylla në vetvete dhe nuk preferoja të qëndroja me njeri. Tashmë që jam dobësuar më ka ndryshuar jeta, ndihem mirë me pamjen time të re dhe kam marrë komplimente të shumta nga të gjithë”- u shpreh ajo.