Java e rëndë në Kosovë, 59 të vdekur nga Covid-19

Kosova po vazhdon përballjen e vështirë me pandeminë e koronavirusit.

Marketing

Vetëm sot në vendin tonë janë konfirmuar edhe 190 raste të reja me koronavirus.

Ndonëse në dy ditët e fundit ka pasur rënie të lehtë të numrit të të infektuarve, shqetësuese mbetet bilanci i viktimave.

Të hënën, më 3 gusht Kosova shënonte 256 viktima nga COVID-19, ndërsa ky numër sot ka arritur në 315.

Bazuar në këta numra, brenda kësaj jave në Kosovë kanë vdekur 59 pacientë si pasojë e COVID-19.

Numri i rasteve në Kosovë ka arritur në 10 mijë e 59, teksa nga to 3 mijë e 942 janë ende aktive.