Një ceremoni lamtumire u mbajt dje në selinë e Brigadës së Evropës Juglindore (SEEBRIG) në qytetin grek të Larissas në prag të transferimit të Komandës në Kumanovë.
Sipas Ministrisë Greke të Mbrojtjes, në këtë aktivitet morën pjesë Zëvendës Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, homologu i tij shqiptar, Komandanti i SEEBRIG, Gjenerali Rumun Tudorica Petrake, si dhe përfaqësues të autoriteteve politike dhe ushtarake që marrin pjesë në Nismën Ministrore për mbrojtje nga Evropa Juglindore.
Brigada e Evropës Juglindore është themeluar në vitin 1999, dhe që nga viti 2011 selia ishtëe në Tirnavo (Larissa), dhe me transferimin në Kumanovë, Maqedonia Veriore do të jetë nikoqire deri në vitin 2026.