Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku një ari po sulmon njerëzit. Në fakt një grup njerëzish që po i ngjiten lartësive të maleve të Sharrit në zonën e Tetovës, ndalen e filmojnë nga një distancë jo e largët.
Madje ata e “ngacmojnë” duke i fishkëllyer, për një moment ariu i vërsulet në drejtim të personit që po e filmonte. Më pas largohet.
Ata e kanë postuar videon me shaka, ndonëse kanë rrezikuar me këtë rast ku papritmas ariu i është vërsulur njerëz që kishin dalë për alpinizëm në zonën e Malit të Sharrit-Tetovë.
“Sulmi i #Ariut pas njeriut, edhe pse jan raste te ralla te sulmoj ariu po ja qe ndodh ndonjeher. Kjo eshte ai ariu qe e publikova para disa dite. Si duket karantina e ke mundu edhe ket ?? Kjo ka ndodh ne Malin Sharr Tetovë”, shprehet personat qe e kane postuar.
https://www.facebook.com/watch/?t=3&v=1919844821485909