Zgjedhjet e 15 korrikut ende nuk kanë nxjerë qeverinë e re. Partitë politike vazhdojnë përpjekjet për formimin e shumicës parlamentare që do të përkrahte qeverinë re. Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë njoftojn se vazhdon bisedimet për forminin e një shumice të qëndrueshme parlamentare dhe koalicion qeverisës për një mandate të qëndrueshëm katërvjeçar.
“Po zhvillohen bisedime dhe konsultime për formimin e shumicës parlamentare për koalicion dhe qeveri që do të ketë një mandate të plotë katërvjeçar. Për momentin nuk mund të japim detaje. Për çdo moment që do të del nga bisedimet do të njoftoheni në kohë.”, tha Konstadin Konstadinov nga LSDM.
LSDM njoftoi se Qeveria e re e kryesuar nga ajo do të lëviz fuqishëm në rrugën e integrimit drejt BE-së, duke respektuar plotësisht Marrëveshjen e Prespës, Marrëveshjen me Bullgarinë dhe Marrëveshjen Kornizë të Ohrit.
Edhe VMRO DPMNE vazhdon përpjekjet për formimin e qeverisë së re. Konsideron se është partia fituese në bllokun maqedonas megjithatë respekton vendimin e BDI-së që fillimisht të negocioje më LSDM-në. Do të bëjë kaoalicon me parti me të cilat ka përputhje programore.
“Fillimisht të presim të përfundojnë bisedimert mes LSDM-së dhe BDI-së. Të shohin se çdo të ndodh në ato bisedime, dhe më pas ndoshta do të bisedojmë. Parimet e VMRO DPMNE-së janë të qarta. VMRO DPMNE asnjë herë nuk do të negociojë nga pozita e diktatit dhe kushtëzimit. VMRO DPMNE dop të bëj koalicioni në bazë të programit.”, tha Hristijan Mickovski, kryetar i VMRO DPMNE-së.
Partitë duhet të arrijnë pajtim deri të premten kur mbaron afati që kreu i shtetit të mandatojë kandidatin për formimin e qeverisë së re.