Pas emërimit të Andrea Pirlos si trajner kanë filluar spekulimet për transferimin e Iscos te Juventusi.
Corriere dello Sport, raporton se objektivi kryesorë i Pirlos në merkato është përforcimi i mesfushës dhe Biankonerët kanë shfaqur interesim për Iscon.
Problemi i vetëm qëndron te fakti se Isco kushton rreth 60 milionë euro, shifër të cilën Juventusi nuk është i gatshëm ta paguaj.
Mirëpo Biankonerët janë të gatshëm t’ia ofrojnë Realit kartonin e Ramsey si dhe një shumë parash.
Ramsey pëlqehet nga Zidane dhe marrëveshja mund të arrihet, pasiqë klubet kanë marrëdhënie të mira.