Lazio vazhdon të insistojë për transferimin e Vedat Muriqit.
Gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano, raporton se Lazio janë në bisedime të avancuara për të nënshkruar me Vedat Muriqin nga Fenerbahce.
Duket se Lazio do ta mbyll transferimin e Muriqit për 16 milionë euro.
Një vit më parë, Fenerbahce e transferoi Muriqin nga Rizespor për 3.5 milionë euro, gjë e cila do të sillte një fitim të jashtëzakonshëm për skuadrën turke.
Gjithashtu raportohet se Lazio ka mbyllur bisedimet me David Silvan, i cili do t’i bashkohet skuadrës italiane si lojtar i lirë, pas përfundimit të kontratës me Manchester City.