Ish kryeministri dhe lideri i LSDM-së Zoran Zaev në një koordinim perfekt me Presidentin e zgjedhur me ndihmën e BDI-së, Stevo Pendarovski dëshmuan sot se janë kundër tryezës shqiptare .Ata të dy po nxitohen të bashkëveprojnë fiks në ditën kur kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti thirri një takim të enjtën me gjithë liderët e partive shqiptare që koorespondon edhe me ditën e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit shkruan TetovaSot.
Por këto takime kanë nxitur palën tjetër për një bashkëveprim midis tyre në relacionin kryetar partie Zaev dhe kryetar shteti Pendarovski.
Ky i fundit pra kreu i shtetit Pendarovski tha se ajo parti do ti sjell 61 nënshkrime deputetësh do tia ndajë mandatin.Por ai zgjodhi pikërisht 13 gushtin që mandatin për formimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut t’ia ndajë Zoran Zaevit që përkon pikërisht me ditën e takimit të paralajmëruar midis liderëve të partive shqiptare që e thirri Ali Ahmeti përcjellë TetovaSot.
Stevo Pendarovski duket se në këtë pikë po mban anën e kreut socialdemokrat edhepse si kryetar shteti ai duhet të ruajë neutralitetin dhe duke harruar se ai këtë funksion e ka nga vetë shqiptarët , në vecanti BDI e Ali Ahmetit .
Takimi që thirri Ali Ahmeti poashtu nuk e lanë të qetë edhe vetë liderin e LSDM-së Zoran Zaev.Ai sot intensifikoi takimet me liderët shqiptarë të opozitës Ziadin Sela dhe Afrim Gashi.
Zaev dhe Pendarovski sot kanë treguar se ata janë kundër tryezës shqiptare dhe njëkohësisht ata kanë frikë nga zhvillimet shqiptare në një moment delikat kur po bëhen përpjekjet për formimin e qeverisë së re dhe kur BDI si fituese këmbëngul për kryeministrin e parë shqiptarë që do të forconte pozitat e shqiptarëve që kërkojnë barabarëzinë në shtetin e brishtë multietnik./TetovaSot/