Visar Ganiu në homazhe dhe nderim të të rënëve në Luboten dhe Hotël

“Homazhe në nderim të të rënëve në Luboten dhe Hotël

Marketing

Rrënjët e ekzistencës sonë janë të ujitura nga gjaku i sakrificës për të mbrojtur vlerat e identitetit.

Sot bashkë me kryetarin e Shoqatës së Veteranëve të Luftës Fazli Veliun dhe veteranë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, me dhimbje por gjithmonë krenarë për atdhedashurinë e dëshmuar, kujtuam 19 vjetorin e masakrës së Lubotenit dhe aktivitetet përkujtimore të 12 Gushtit i përmbyllëm me homazhet në fshatin Hotël.

Lavdi të rënëve për liri!” – thotë Ganiu.